Kjo vegël u përpunua në kuadër të projektit “Qasja e orientuar drejt qytetarit gjatë dhënies së shërbimeve publike”. Shërben për: a) informim të qytetarëve për dokumentet e nevojshme, shpenzimet, informatat kontaktuese për marrjen e shërbimit të caktuar publik administrativ, b) vlerësim për kënaqshmërinë dhe cilësinë gjatë dhënies së shërbimeve publike administrative, c) njoftim për risitë dhe ndryshimet gjatë dhënies së shërbimeve publike. Vlerësimi i shërbimeve është anonim dhe bëhet për kohën e dhënies së shërbimit, sjelljen e nëpunësve, informatat që janë dhënë nga institucionet për procedurën për marrjen e shërbimit publik, si dhe funksionalitetin e platformës për shërbimet elektronike. Shfrytëzuesit mund të lënë edhe koment me të cilin do ta përshkruajnë më hollësisht përvojën dhe kënaqshmërinë e tyre gjatë dhënies së shërbimit publik.

Për projektin

Qëllimi kryesor i projektit është përforcimi i përfshirjes së shoqërisë civile në realizimin e reformave të administratës publike si proces reformues prioritar për aderim në Bashkimin Evropian. Me aktivitetet e projektit u realizua hulumtim për kënaqshmërinë e qytetarëve nga dhënia e shërbimeve publike, u dha kontribut për Katalogun nacional për shërbime publike me analizë të legjislacionit relevant dhe futjen e të dhënave në Katalogun, dhe u përgatitën rekomandime për përshtatje më të mirë të dhënies së shërbimeve publike ndaj nevojave dhe kërkesave të qytetarëve në pajtim me praktikat më të mira nga të BE-së. Gjithashtu, u formua rrjeti prej 20 organizatave civile në mbarë vendin të cilat punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike. Projekti “Qasja e orientuar drejt qytetarit gjatë dhënies së shërbimeve publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Britanisë në Shkup, është realizuar nga Qendra për menaxhim me ndryshime dhe Asociacioni për iniciativa zhvillimore – Zenit.